PS: Fillon stina e protestave

28/03/2010 15:35

Partia Socialiste po përgatit protestat e saj dhe e bën këtë të ditur, në mënyrë të përsëritur.

“Tashmë është mëse e qartë, protesta dhe vetëm protesta. Protesta kudo pasi sot në Shqipëri janë të paktë ata që nuk kanë arsye për të protestuar”, nisi fjalën e tij deputeti Balla.

Më tej zoti Balla bëri një listë të arsyeve për të cilat sipas tij, ia vlen të protestohet: shtrenjtimi i jetesës me rritjen e cmimeve të produkteve bazë, rritjen e cmimit të energjisë elektrike, për familjet e përmbytura të cilave qeveria u detyrohet dëmshpërblime të plota deri më një, për pensionistët dhe tërë ato shtresa me të ardhura të ulta, minatorët që kërkojnë statusin e tyre, etj. Por, pas këtyre arsyeve, fshihet edhe një arsye politike, që ka të bëjë me transparencën e zgjedhjeve.

“Dy komisione hetimore nuk pranon Berisha, atë se si e mori pushtetin më 28 qershor dhe komisionin hetimor se si u pasurua familja e tij”, tha deputeti socialist.

Por në kundërpërgjigje të mitingut të opozitës më 30 prill në Tiranë, mazhoranca ka paralajmëruar një miting më 1 maj. Për herë të parë një zë nga opozita e komentoi mitingun e paralajmëruar të demokratëve.

“Më 1 maj festojnë diktatorët dhe protestojnë punëtorët e thjeshtë. Por dua t’i kujtoj Sali Berishës se në listën e gjërave që ka për të festuar më 1 maj, të fusë edhe faktin se kilja e preshit ka vajtur 1500 lekë”, deklaroi Taulant Balla.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA