Legalizimi, Olldashi: Procesi mbyllet brenda pak muajsh

20/03/2010 15:55

Procesi i legalizimeve pritet të mbyllet brenda pak muajsh.Në një deklaratë  për mediat ministri i Transporteve dhe Punëve Publike, Sokol Olldashi, tha se ky proces po ecen me ritme të shpejta dhe shifrat ndryshojnë cdo ditë.

“Kemi rënë dakord që të verifikojmë ecurinë në terren të procesit për të qenë të sigurtë se cdo gjë ecën me ritmin e duhur. Shifrat janë optimiste dhe synojmë që procesi të përfundojë brenda fundit të vitit”, u shpreh Olldashi.

Kete deklarate ministri e beri gjatë një takim pune në Ministri me drejtorët Zyrave të Legalizimeve në të gjithë vendin si dhe kreu i Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA