Francë, arrestohen 5 zjarrfikës spanjollë
20/03/2010 14:45
Policia franceze ka arrestuar gabimisht pesë zjarrfikës spanjollë, të cilët i ka ngatërruar për një grup të armatosur të organizatës separatiste baske, ETA.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare, sipas të cilave autoritetet franceze e kanë kuptuar gabimin pasi kanë kontaktuar homologët spanjollë.
Megjithatë, 5 zjarrfikësit, të cilët ndodhen në Francë me pushime, vazhdojnë të mbahen të mbyllur në qeli pasi urdhëri i lirimit nuk është firmosur ende.
Policia franceze dyshoi se personat në fjalë ishin grupi i armatosur që pak ditë më parë vrau një agjent të policisë franceze në jug të Parisit.
Top Channel