Netanyahu: Ndertimet do vazhdojne

15/03/2010 18:10

Kryeministri izraelit Benyamin Netanyahu vazhdon te shperfille apelet e Perendimit, duke paralajmeruar se ndertimet ne Jeruzalem do te vazhdojne.

Nje deklarate te tille Netanyahu e kishte bere edhe pak dite me pare, megjithese duke i kerkuar falje administrates amerikane per kohen kur njoftoi projektin e tij.

Nderkohe, shefja e diplomacise se BE, Catherine Ashton ka deklaruar nga Kajroja se vendimi i qeverise izraelite eshte ilegal dhe ve ne rrezik negociatat izraelito-palestineze per paqen.

Top Channel