Makinat e reja te policise amerikane

15/03/2010 16:00

Ka nisur gara per makinat e reja te policise amerikane. Sfida eshte hedhur nga Ford qe ka prezantuar te premten ne Las Vegas, “Interceptor”, makina e destinuar per te zevendesuar te famshmet “Crown Victoria”.

“Pantera” eshte zhvilluar ne modelin e “Ford Taurus” duke marre parasysh kerkesat e departamenteve te ndryshme te policise.

Mjeti eshte konceptuar per t’i dhene me shume hapesire agjenteve dhe te lehtesoje aksesin ne sediljet e pasme me nje rreze hapjeje me te madhe per portat.

Dy seksionet do te jene te ndara nga nje xham kunder sulmit.

Gjithashtu jane permiresuar pajisjet elektronike: videokamera e perparme dhe e pasme, aparate te ndryshme per te monitoruar trafikun, kompjutera etj.

Modelet e para te “Interceptor” do te jene te disponueshem duke filluar nga shtatori 2010.

Top Channel