Lindje e Mesme, trazira ne Bregun Perendimor

15/03/2010 16:20

Te pakten shtate te rinj palestineze kane mbetur te plagosur sot gjate perleshjeve me ushtaraket izraelite ne Bregun Perendimor.

Trazirat u regjistruan ne piken e kontrollit te Atares, ne hyrje te Ramallahut, bejne te ditur burime palestineze nga vendngjarja.

Sipas tyre, tre studente jane plagosur nga te shtenat e armeve te zjarrit, ndersa kater te tjere, mes te cileve nje vajze, nga plumbat e gomes.

Nderkohe, nje zedhenes ushtarak izraelit ka konfirmuar informacionet mbi trazirat, por nuk ka dhene asnje detaj mbi personat e plagosur.

Top Channel