Irak, 7 viktima nga bomba ne Falluxha

15/03/2010 09:55

Qyteti sunit irakian, Falluxha eshte tronditur nga nje shperthim mengjesin e sotem, duke shkaktuar 7 viktima.

Sipas te dhenave te policise, 13 persona jane transportuar ne spital, shumica prej te cileve ne gjendje te rende shendetesore. Bomba ishte vendosur ne nje makine te parkuar prane nje postblloku te forcave ushtarake irakiane.

Falluxha eshte nje nga qytetet me te nxehta te Irakut ku ne te shkuaren jane strehuar krere te larte dhe anetare te rendesishem te organizates Al Kaeda.

Top Channel