Ndertimet izraelite, SHBA: Vendimi sfide dhe ofendim

14/03/2010 16:50

Vazhdojne te ashpersohen edhe me tej kritikat e Uashingtonit mbi vendimin e autoriteteve izraelite per ndertimin e 1600 shtepive ne Jeruzalemin Lindor.

Kete radhe Shtepia e Bardhe e ka cilesuar vendimin izraelit nje sfide dhe nje ofendim ndaj komunitetit nderkombetar.

“Vendimi dhe autorizimi i 1600 ndertimeve te reja ne Jeruzalemin Lindor eshte nje sfide dhe ofendim ndaj komunitetit nderkombetar. Ai jo vetem qe eshte i papershtatshem, por minon edhe perpjekjet dhe bisedimet per paqe ne rajon”, deklaroi per televizionin NBC, keshilltari per politikat e Jashtme ne Shtepine e Bardhe, David Axelrod.

Perendimi, dhe ne vecanti Uashingtoni ka kritikuar ashper vendimin e qeverise izraelite, megjithate, ne nje deklarate te saj te mepareshme sekretarja e Shtetit Hillari Klinton hodhi poshte tezat se marredheniet mes SHBA-se dhe Izraelit jane krisur.

Top Channel