Zgjedhjet ne Irak, kryeson Al Maliki

13/03/2010 19:20

Rezultatet paraprake te zgjedhjeve ne Irak tregojne se ne kryeqytetin e vendit Bagdad kryeson koalicioni i shefit te qeverise, Nuri al Maliki.

Ndonese nuk ka ende asnje te dhene nga 7 prej 18 provincave te Irakut, rezultatet e pjesshme te bera publike gjate kesaj jave tregojne se Maliki eshte ne avantazh ne pese prej tyre.

Bagdadi konsiderohet nje zone e rendesishme pasi ka 70 vende ne Asamble, nga 325 qe jane gjithsej.

Tre nga provincat ku kryeson koalicioni i Malikit, jane me shumice shiite.

Ne vend te dyte, rezultatet nxjerrin ish kryeministrin Iyad Allawi, qe njihet si politikan laik shiit dhe drejton nje grup koalicioni te perziere, me sunite dhe shiite bashke.

Komisioni Zgjedhor i dha keto te dhena per Bagdadin kur ishin numeruar 18% e votave.

Ne zgjedhjet e 7 marsit moren pjese 62% e popullsise, megjithe sulmet e ndryshme qe shkaktuan gati 40 te vdekur.

Zgjedhjet e ketij viti jane pasuar nga ankesa per mashtrime dhe per vonesa te medha ne numerimin e votave.

Rezultatet perfundimtare te 18 provincave priten te dalin pas dy javeve.

Gjasat qe nje parti e vetme te triumfoje ne keto zgjedhje jane te pakta dhe besohet gjeresisht se pas shpalljes se rezultatit do te nise nje proces i gjate per krjimin e nje koalicioni qeverises.

Top Channel