Perqafimi i xhihadit, nje tendence

13/03/2010 21:30

Tashme nuk behet fjale me per raste te izoluara, por per nje tendence. Njerez qe brenda pak muajsh, perqafojne islamin radikal dhe enderrojne te “bejne dicka”.

Pas arrestimit te gruas se rekrutuar te militaneve qe ne media e quajten “Xhihad Xhejn”, policia irlandeze njoftoi arrestimin e nje tjeter qytetareje amerikane: Xhemi Polin Ramirez, 31 vjec, sekretare dhe nene e nje femije 6 vjec. 31 vjecarja e lindur ne Kansas City jetojne ne Kolorado e punonte ne nje klinike mjekesore.

Jeta e saj dukej e qete, por e ema tregon se Xhemi kalonte nje kohe te gjate perpara kompjuterit, ku mendohet se kishte hyre ne kontakt me ekstremiste nga lindja e mesme qe ndodheshin ne Europe.

Qe prej 2008-tes, gruaja filloi te ndiqte nje kurs ‘online’ mbi islamin, vishte rroba te gjata e nisi te mbulonte fytyren.

Ne muajin shtator u largua nga shtepia per te perfunduar ne Irlande, ku kerkoi t’i bashkohet nje grupi te vogel ekstremistesh te vendosur te vrisnin autorin e karikaturave te profetit Muhamed.

Grupi ku bente dhe pjese dhe “Xhihad Xhejn” u zbulua nga policia perpara se te arrinte te kalonte ne veprim.

Arrestimi i Ramirezit konsiderohet nga ekspertet si konfirmim i faktit qe rastet e auto-indoktrinimit nuk jane te pakta dhe se rreziku i joshjes nga idete ‘al kaediste’, mbetet i pranishem edhe mes perendimoreve.

Top Channel