SHBA ka konsumuar pothuajse 80% të raketave mbrojtëse, komandantët paralajmërojnë: Rezervat e municioneve të Pentagonit në nivele të rrezikshme
Kur ende nuk jane sheshuar mosmarreveshjet me Uashingtonin ne lidhje me ceshtjen armene, nje tjeter front diplomatik hapet per Ankarane.
Objektivi kete radhe eshte Suedia. I gjithe debati ka nisur pas miratimit te rezolutes me 134 vota pro dhe 130 kunder te nje rezolute e cila e cileson genocid masakren e armeneve ne vitet 1915-1917, gjate Luftes se I Boterore.
Rezoluta u miratua megjithe kundershtimin e forte te qeverise suedeze. Partia ne pushtet ka kerkuar mosmiratim te rezolutes, por 4 deputete, perfaqesues te maxhorances te cilet e mbeshteten ate, vendosen fatin e saj.
Menjehere pas miratimit te rezolutes Turqia ka vendosur ngrirjen e perkoheshme te marredhenieve me Suedine, si dhe ka terhequr ambasadorin e saj prej Stokholmit.
Gjithashtu, ne shenje proteste u anulua edhe vizita e kryeministrit turk Recep Taip Erdogan ne vendin nordik, vizite kjo e parashikuar me 17 mars.
Top Channel