Kili, shperblim per personat e goditur nga termeti

12/03/2010 01:05

Pak ore nga marrja zyrtarisht e detyres ne krye te shtetit te Kilit, presidenti Pinera ka firmosur nje set ligjesh qe parashikojne demshperblim per te gjithe personat e goditur prej termetit te 27 shkurtit.

Ligjet e miratuara nga presidenti miliarder parashikojne nje demshperblim prej 80 dollaresh per person ne te gjitha zonat e goditura nga lekundjet sizmike si dhe ato te prekura prej tsunamit.

Lajmi u njoftua nga vete presidenti i cili shtoi se e gjithe paketa ligjore do t’i dergohet te premten parlamentit vendas per miratim.

Top Channel