Britani, sherbimi sekret humb 35 kompjutera

12/03/2010 03:10

Komisioni parlamentar i sherbimve sekrete ne Britanine e Madhe ka dhene alarmin per humbjen e 35 kompjuterave te agjencise se inteligjences.

Ne raportin vjetor te publikuar nga komisioni verehet zhdukja 35 kompjuterave portative, ku nje pjese e mire e tyre permbanin te dhena konfidenciale teper sekrete.

Nuk percaktohet periudha kohore ne te cilen jane zhdukur materialet e sherbimit sekret britanik, por mediat vendase hamendesojne se ngjarja ka ndodhur ne fund te 2008-es.

Top Channel