11 shtatori, shperblim punetoreve te intoksikuar

12/03/2010 12:05

Autoritetet e qytetit te Nju Jorkut ne SHBA kane rene dakord per t’u paguar 657.5 milione dollare mijera anetareve te skuadrave te shpetimit dhe punetoreve qe kane pastruar Grond Zero, pas sulmeve te 11 shtatorit.

Marreveshja ne fjale do te kompensoje mbi 10 mije padites, te cilet deklarojne se jane semurur nga pluhuri i shkaktuar nga shembja e dy kullave binjake.

Te pakten 95 perqind e paditesve duhet te aprovojne marreveshjen ne fjale, ne menyre qe ajo te hyje ne fuqi dhe qe te filloje derdhja e lekeve.

Parate do te vijne nga nje siguracion federal qe ka nje fond prej 1 bilione dollaresh, qe kontrollohet nga autoritetet vendore.

Perfaqesuesi i kerkeses se punetoreve, i zgjedhur nga avokatet e perfshire ne ceshtje, do te vendose mbi vlefshmerine e kerkeses se secilit padites dhe se sa do te jete kompensimi qe u duhet dhene atyre.

Top Channel