Netanyahu i kerkon falje Joe Biden

11/03/2010 10:30

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i ka derguar zevendespresidentit amerikan, Joe Biden nje mesazh ku i kerkonte falje per deklaratat per ndertimet e reja ne Jeruzalem.

Lajmin e ka bere te ditur nje radio ushtarake, sipas se ciles Netanyahu ka pranuar se lajmi nuk ka mberritur ne nje moment te duhur, duke e lidhur kete me viziten e Biden.

Netanyahu ka informuar Biden se i ka shprehur pakenaqesine e tij ministrit te Brendshem, Ely Ishai, i cili kishte bere te ditur planin per ndertimin e shtepive te reja ne Jeruzalemin lindor.

Top Channel