Kine, 17 te vdekur nga rreshkitja e tokes

11/03/2010 09:25

Te pakten 17 persona kane humbur jeten per shkak te rreshkitjes se tokes ne provincen e Shaanxi, ne veriperendim te Kines.

Nderkohe 11 te tjere jane deklaruar te zhdukur dhe ekzistojne pak shpresa qe te jene gjalle.

“Disa nga shtepite qe gjenden ne nje koder jane mbuluar nga dheu dhe trupat e ndihmes se shpejt kane veshtiresi te germojne ne rrenoja”, eshte shprehur Guo Peicai, nje drejtues i kontese se Zizhou, ku ndodhi dhe tragjedia.

Top Channel