“JihadeJane”, terroristja e pare amerikane

11/03/2010 14:45

Donte te behej martirja e pare e xhihadit dhe kishte marre instruksione nga terroristet e Al Kaedes per te vrare Lars Vilks, suedezin qe dizenjoi karikaturat e Muhametit.

Shtetet e Bashkuara jane ne shok pas zbulimit te ekzistences se terroristes se pare islamiko-amerikane, Colleen LaRose, 46 vjece, e njohur me pseudonimin “JihadJane”.

Rezidentet e lagjes se Philadelphia ku ajo jetonte, te pyetur nga mediat amerikane, kane shprehur habi dhe frike, ndersa ish i dashuri i saj tregoi per CNN se 46-vjecarja kalonte shume kohe ne internet.

Gjate kontrollit te e-maileve te saj, policia ka gjetur mesazhe te ndryshme qe flisnin per bashkimin e saj me “luften e shenjte” dhe te faktit se pamja e saj evropiane i jepte mundesine qe te mos binte ne sy.

Qe objektivi i saj ishte Vilks, konfirmohet nga nje e-mail i publikuar ne Washington Post: “Do te jete per mua nje nder te vras Vilks. Tani qe jam prane objektivit, vetem vdekja mund te me ndale”.

Top Channel