Izrael, qeveria nje hap larg krizes

11/03/2010 08:15

Eshte pothuajse e prishur marreveshja mes laburisteve dhe kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu.

Lajmin per ndertimin ne Jeruzalemit lindor te 1600 banesave dhe kritikat e ardhura se fundmi nga SHBA dhe komuniteti nderkombetar kane pasur nje impakt te forte ne Izrael.

“Eshte gjithnje e me shume e komplikuar te qendrosh ne koalicionin e qeverise, ne te cilen hyme per te rifilluar procesin e paqes me palestinezet”, eshte shprehur ministri laburist, Shalom Simhon.

Top Channel