Diskriminimi i emigranteve, kritika Italise

11/03/2010 20:05

Emigrantet qe vijne ne Itali nuk duhen trajtuar si mbeturina toksike. Me keto fjale Komisarja e Larte e OKB-se  per te drejtat e njeriut Navi Pillay, e cila po zhvillon nje vizite dy ditore ne Rome, kritikoi politiken e qeverise italiane ne fushen e emigracionit.

Ajo u shpreh se eshte e shqetesuar per disa nga normat e perfshira ne paketen e sigurise se qeverise italiane, ne menyre te veçante per sa i perket mases qe parashikon denim me te rende ne rast se personi qe kryen nje shkelje eshte emigrant ilegal.

E ne kete kuader mberrin edhe vendimi i Gjykates se Kasacionit e cila hodhi poshte kerkesen e nje emigranti shqiptar per t’u pajisur me dokumenta qendrimi. Baba i dy femijeve te vegjel dhe me bashkeshorten ne pritje te shtetesise italiane, ai kishte paraqitur nje ankese kunder debimit duke u bazuar ne nje vendim, te nxjerre po nga Gjykatat e Kasacionit ne muajin janar te ketij viti.

Sipas normes se meparshme emigrantet ilegale qe kane femije te mitur, mund te qendrojne ne Itali “sepse ne kete menyre respektohet e drejta e te miturit per t’u rritur me dy prinderit”.

Por tani Gjykata ka nderruar linje. Ne vendimin kunder shtetasit shqiptare lexohet “se nevoja per mbrojtjen e legalitetit te kufijve, del mbi te drejten e te miturit per t’u shkolluar dhe mbi nevojen e tij per nje zhvillim  psikofizik, armonik dhe te plote”

 

 

Top Channel