Aushvici, ekstradim suedezit qe vodhi simbolin

11/03/2010 17:30

Nje gjykate ne Stokolm ka vendosur qe nje shtetas suedez te ekstradohet ne Poloni, per t’u perballur me procesin gjyqesor ne ngarkim te tij per vjedhjen e simbolit ne kampin e perqendrimit te Aushvicit.

Hetuesit akuzojne Anders Hogstrom, 34 vjec, se organizoi vjedhjen e simbolit famekeq “Arbeit Macht Frei” nga porta e kampit ne dhjetor te vitit te kaluar.

Simboli u gjet pak dite pas vjedhjes, i ndare ne tre pjese. Avokatet e 34 vjecarit Hogstrom, nje ish-lider neonazist, kane deklaruar se do ta apelojne vendimin per ekstradimin e tij. Bashke me te, per vjedhjen u arrestuan edhe 5 shtetas polake.

Simboli, qe peshon 40 kilograme, ishte shkulur nga hyrja e portes se kampit. I gjate pothuajse 5 metra, shkrimi ne te do te thote “Puna te ben te lire”, qe simbolizon mizorine e nazisteve gjermane.

Top Channel