Afganistan, 2 ushtare ne NATO-s vriten ne shperthim

10/03/2010 08:35

Atentat kamikaz ne provincen Khost te Afganistanit ku nje person i veshur me nje uniforme polici ka hedhur veten ne ere.

Ai arriti te futej ne nje baze te NATO-s ne Babrak Tana ku hodhi veten ne ere, duke marre jeten e dy ushtareve te Isaf-it dhe duke plagosur shume te tjere.  

Lajmin e bejne te ditur burime zyrtare te forcave nderkombetare ne Afganistan, te cilat nuk japin te dhena per kombesine e viktimave. Ky atentat eshte marre persiper nga guerrilasit talebane.

Top Channel