Talebanet pergenjeshtrojne: Asnje nuk ka vdekur

09/03/2010 01:40

Ne nje njoftim i rebeleve talebane, te strehuar ne Pakistan, thuhet se lajmi i perhapur prej autoriteteve pakistaneze per vdekjen e 3 liderve te tyre ne nje bombardim ne luginen Suat eshte i rreme.

“Te gjitha njoftimet mediatike mbi vdekjen e Mullah Faqir Mohamed dhe te Qari Ziar Rahman jane propagande, asnje prej liderve tane nuk ka vdekur”, thuhet ne njoftimin e shperndare nga talebanet.

Njoftimi pergenjeshtron keshtu pretendimet e ministrit te Brendshem pakistanez, Rehman Malik i cili ne nje  interviste televizive tha se 3 prej liderve talebane mbeten te vrare ne luginen Suat ne kufi me Afganistanin.

Top Channel