Itali, familja e Litvinenko: Jemi ne rrezik

09/03/2010 17:20

I ati i ish-agjentit te KGB-se Alexander Litvinenko, i cili u vra ne nje restorant te Londres ku u helmua me lenden radioaktive polonium 210, ka deklaruar se familja e tij eshte ne rrezik edhe tani qe jeton ne Itali.

Walter Litvinenko akuzon autoritetet dhe ne vecanti kryeministrin Berlusconi, i cili sipas tij nuk do qe t’i prishe qejfin mikut te tij rus Vladimir Putin.

Ne nje interviste per “The Guardian”, Walter Litvinenko ka bere te ditur se nje lokal qe menaxhonte ne qytetin e Riminit i eshte mbyllur nga autoritetet, te cilat vazhdojne t’i refuzojne azilin atij dhe familjes se tij, qe ne Rusi eshte e kercenuar.

Top Channel