Haiti, lirohet “trafikantja” e femijeve

09/03/2010 02:35

Nje gjykate e Haitit vendosi lirimin nga burgu te njeres prej dy shtetasve amerikane te arrestuar me 29 janar nen akuzen e trafikut te femijeve.

Gjykata ne Port au Prince shpalli te pafajshme dhe la te lire shtetasen amerikane Charissa Coulter, e cila shume shpejt mund te riatdhesohet per ne SHBA.

Nderkohe procesi ndaj shtetasit te fundit amerikan te mbajtur ende ne burgim do te nise se shpejti.

10 shtetasit amerikane u ndaluan ne kufirin mes Republikes Domenikane dhe Haitit me 29 janar, pak dite pas renies se termetit katastrofik, kur u perpoqen te kalojne kufirin ilegalisht bashke me 33 femije te moshes nga 2 deri ne 14 vjec. 8 prej tyre u lane te lire pak jave pas ndalimit.

Top Channel