Defekt ne makine, shoferi nuk ndalon dot Toyota-n

09/03/2010 13:25

Nje polic rrugor kalifornian ndihmoi drejtuesin e nje makine tip Tojota te ngadalesonte automjetin, pasi pedali i gazit te makines ngeci, duke e bere shoferin te humbe kontrollin.

Incidenti ndodhi vetem dy jave pasi drejtuesi i mjetit e kishte derguar makinen e tij per riparim falas, ashtu sic kane njoftuar pronaret e kompanise se do te ndodhe me te gjithe automjetet difektoze. Por burri thote se e kthyen mbrapsht pasi nuk figuronte ne listen e kerkesave per riparim.

Tojota thote se ka derguar nje specialist teknik te sajin per te hetuar incidentin. Prodhuesi me i madh i makinave ne bote ka terhequr muajt e fundit 8 milione e gjysme automjetete nga tregu, nga te cilat mbi 6 milione ne Shtetet e Bashkuara, per shkak te problemeve me frenat dhe pedalin e gazit.

61-vjecari tregoi ne nje konference per shtyp sesi i dha gaz makines se tij per te parakaluar nje makine tjeter ne rruge, por ai i bllokuam, dhe makina nuk pergjigjej me, pavaresisht perpjekjeve te tij per te frenuar.  

Top Channel