Carmatimi, rifillojne bisedimet SHBA-Rusi

09/03/2010 19:00

Kane rifilluar ne Gjeneve negociatat e carmatimit berthamor mes SHBA dhe Rusise, per nje traktat te ri mbi reduktimin e armeve strategjike.

Lajmin e ka konfirmuar nje zedhenes i misionit amerikan. Bisedimet rifilluan pas nje nderprerjeje 10 ditore.

Objektivi i tyre eshte te arrihet nje marreveshje qe te zevendesoje paktin “Start 1” te vitit 1991, qe ka qene ne fuqi deri me 5 dhjetorin e kaluar.

Sipas burimit, raunde te ndryshme bisedimesh jane zhvilluar ne Gjeneve qe prej majit te vitit 2009 dhe ne to jane arritur shume progrese.

Top Channel