Brazili, Ronaldinho e Pato jashte boterorit

04/03/2010 16:05

Momente “zie” ne kolonine e brazilianeve te skuadres se Milanit pasi Carlos Dunga u ka mbyllur perfundimisht deren dy sulmuesve.

Ronaldinho dhe Pato kane humbur mundesine per te qene pjese e grupit prej 23 lojtaresh qe do marrin pjese ne Kupen e Botes 2010. “Te gjithe kane pasur mundesite e tyre, por ne fund duhet te marr nje vendim dhe testet kane perfunduar”, shprehet tekniku i kombetares Selecao.

Ne ndeshjen e fundit miqesore kunder Irlandes, Brazili bindi dhe Robinho u shfaq ne versionin “super”, duke u mbyllur perfundimisht deren dy milanisteve.

“Tek Brazili te gjithe e duan Ronaldinho-n dhe Ronaldo-n. Flitet vetem per ta. Ne Itali po ndodh e njejta gje me Cassano-n. Ndonjehere duhet pak me shume ekujliber. Ronaldo dhe Ronaldinho u masakruan nga shtypi brazilian pas boterorit zhgenjyes ne vitin 2006. Atehere ishin fajtoret e vetem, ndersa tani jane te pazevendesueshmit”, shton Dunga. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA