Somali, piratet marrin peng anijen

28/01/2010 14:10

Piratet somaleze kane marre peng nje anije me flamur kamoxhian, MvLaylas, ne brigjet e Berbera, porti kryesor i Somaliland.

Lajmi e ka bere te ditur burime nga zyra detare rajonale, duke saktesuar se anija eshte sekuestruar pasi ka lene portin ku kishte shkarkuar materialet ne bord.

Burimet kane bere te ditur se anetaret e ekuipazhit te anijes jane pakistaneze, indiane, somaleze, siriane dhe shtetas te Sri Lankes.

Top Channel