Fratini: Te krijojme “Miqte e Jemenit”

28/01/2010 03:20

Ministri i jashtem italian Franko Fratini deklaroi se objektivi i vendit te tij ne samitin kushtuar Jemenit, qe do mbahet ne Londer eshte krijimi i nje grupi nderkombetar “Miqte e Jemenit”.

Synimi sipas shefit te diplomacise italiane do te jete ndihma e gjithanshme ne luften kunder terrorizmit, sfidat e sigurise dhe zhvillimin e vendit pa u dashur nderhyrja nga jashte.

Ky eshte propozimi i dyte i diplomacise italiane ne strategjine e luftes kunder terrorizmit. Pak kohe me pare Roma propozoi nje konference nderkombetare per Somaline, ku te shqyrtohej mundesia e nje nderhyrjeje te OKB-se.

Top Channel