Berlusconi: Me pak emigrante, me pak krim

28/01/2010 13:25

Keshilli i Ministrave ne Itali i jep driten jeshile planit te jashtezakonshem kunder krimit te organizuar.

Ne Reggio Calabria qeveria italiane ka aprovuar normat e reja antimafia dhe ka marre nje vendim per institucionalizimin e Agjencise Kombetare per pronat e konfiskuara, selia e se ciles do te jete qyteti kalabrez.

Ne konferencen e shtypit ne fund te mbledhjes se qeverise, Berlusconi ka folur per planin e ri antimafia.

“Kemi bere nje pune te madhe ne aspektin ligjor per te luftuar krimin e organizuar”, tha shefi i Keshillit te Ministrave.

Berlusconi duke folur per ratin e Rosarnos, theksoi se nje reduktim i ekstrakomunitarevene Itali do te thote se ne vend do te jene me pak kriminele.

Por qeveria kerkon edhe nga vendet e tjera te BE-se qe te rrise vigjilences dhe te mos lejoje futjen e emigranteve te tjere ne Itali.

Top Channel