Obama: Ok operacioneve ne Jemen

27/01/2010 17:00

Presidenti amerikan Barack Obama ka aprovuar nje vendim per operacione te perbashketa te sherbimeve sekrete dhe forcave te armatosura ne Jemen.

Lajmin e ben te ditur “Washington Post”, e cila sakteson se operacionet kane nisur qe para gjashte javesh dhe kane cuar ne vrasjen e 6 lidereve te deges se Al Kaedes.

Sipas burimit, keshilltaret amerikane nuk marrin pjese ne sulmet ne vendin arab, por kontribuojne ne planifikimin e misioneve, ne zhvillimin e taktikave dhe ne furnizimin me arme.

Gjithashtu, Shtetet e Bashkuara u kalojne forcave jemenase informacione te mbledhura nga sherbimet sekrete amerikane.

Top Channel