Guercio: Situata jo e pakapercyeshme

07/01/2010 17:05

Kryeministri Sali Berisha priti ne takim te derguarin special te Kryeministrit italian Silvio Berluskoni per situaten e krijuar nga permbytjet, Roberto Guercio, keshilltar special i Kryeministrit Berluskoni per Komitetin e Mbrojtjes se Digave ne Itali.

Nga ana e tij Guercio u shpreh i bindur se situata eshte e kapercyeshme, duke shtuar se e njeh mire situaten, digat dhe specifikat e tyre ne Shqiperi.

Sipas nje njoftimi te Keshillit te Ministrave, Guercio si dhe ambasadori italian, z. Saba D’Elia ofruan mbeshtetjen dhe asistencen e tyre dhe te shtetit italian ne perballimin e kesaj situate, qofte ne aspektin e sigurise se digave, qofte ne aspektin e emergjencave civile.

Ata shprehen gatishmerine e tyre per te ndihmuar vendin tone jo vetem ne perballimin e ketij momenti te veshtire, por dhe ne trajtimin e çeshtjes se sigurise se digave ne nje hark kohor me afatgjate

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA