
Reshjet e shiut si dhe shkrirja e debores kane shkaktuar mjaft probleme ne aksin kombetar Kukes-Tirane, ne vendin e quajtur “Kthesat e Kalimashit”. Nje masiv i madh shkembor ka rreshkitur duke bllokuar per 5 ore rrugen.
Shembja ka ndodhur rreth ores 4 te mengjesit dhe vetem pase ores 9 te paradites eshte bere e mundur zhbllokimi i njerit sens levizes. Perseri, pas hapjes se njerit krah te rruges, makinat e tonazhit te rende si dhe autobuset kane hasur veshtiresi. Megjithese forcat e Policise Rrugore si dhe nje mjet i vogel per largimin e materialeve inerte te rena ne rruge, nuk e kane normalizuar situaten deri ne mesdite.
Nga reshjet e shiut kjo rruge ka pesuar edhe demtime te tjera pergjate gjatesise se saj. Fenomene te tilla jane perezente ne kete aks ku e njeta situate paraqitet edhe ne segmentin Shemri-Cafshllak ne vendin e quajtur “Kthesat e Shemrise”.
Nje gjatesi preje 40 metrash linear rruge vijon te jete e shembur qe prej gjashte muajsh dhe akoma nuk eshte vene dore mbi te, duke rrezikuar edhe jeten e udhetareve e drejtuesve te automjeteve per shkak te bllokimit te njerit krah levizes.
Top Channel