Pronari i Formula 1, Bernie Ecclestone arrin marreveshjen per futjen e pistes se Romes ne kalendarin e garave te vitit 2012.
Lajmin e ben te ditur edicioni on-line i gazetes britanike “Times”, sipas se ciles, eshte arritur marreveshja per 7 vjet me te drejte rinovimi edhe per 5 vjet te tjere. Ecclestone tha se cirkuiti ne rruget e Romes do te jete fantastik pasi makinat do garojne perreth Vatikanit. Prandaj, duke u referuar ne ritualin per deshtimin e negociatave per zgjedhjen e Papes, cdo here qe do kete nje manover te rrezikshme do dale tym i zi”, tha me humor Ecclestone.
Ai ka folur edhe per rrezikun e mospjesemarrjes se skuderive debutuese Campos e la USF1 ne kete sezon. “Mendoj se ata qe jane te bindur se do t’ia dalin, do jene, ne te kundert nuk do arrijne te marrin pjese”, perfundon Ecclestone.
Top Channel