“E neveritshme!”/ Charlie Hebdo nuk njeh kufij, tallet me nënën e ndjerë të Deschamps (Foto)
Argjentina e mbylli fazën e grupeve në Kupën e Botës 2026 me tre fitore, por para ndeshjes ndaj Jordanisë vëmendja u përqendrua te vendimi i trajnerit Lionel Scaloni për të lënë Lionel Messi në stol.
Trajneri e shpjegoi hapur se zgjedhja ishte bërë për të ruajtur ekuilibrin e skuadrës dhe për t’u dhënë minuta lojtarëve të tjerë.
“Messi do të jetë në stol, por me shumë gjasa do të luajë në pjesën e dytë. Është një vendim i marrë kryesisht që edhe bashkëlojtarët e tij të kenë minuta. Lojtarët që do të luajnë e meritojnë të jenë në fushë,” tha Lionel Scaloni, duke theksuar rëndësinë e grupit mbi individin.
Në këtë ndeshje u regjistrua edhe një statistikë e rrallë: Lionel Messi u vendos për herë të parë në 20 vite në një ndeshje të Kupës së Botës si lojtar në stol që nga fillimi. Lionel Messi ishte i përfshirë në këtë situatë historike, por e pranoi vendimin pa asnjë egoizëm dhe u aktivizua në pjesën e dytë, ku shënoi një supergol nga goditja e lirë, duke vulosur fitoren 3-1 të Argjentinës.
Vendimi i trajnerit dhe reagimi i kapitenit u panë si një mesazh i fortë uniteti brenda skuadrës.
Top Channel