“E neveritshme!”/ Charlie Hebdo nuk njeh kufij, tallet me nënën e ndjerë të Deschamps (Foto)
Argjentina e mbylli fazën e grupeve të Botërorit 2026 me 9 pikë të plota pasi i fitoi të treja ndeshjet e saj. Sfida e fundit e kampionëve në fuqi të botës ishte ajo me Jordaninë që skuadra Albiceleste e fitoi 3-1.
Kurioz është fakti që të tre këto gola u shënuan me goditje standarde; 2 me goditje dënimi dhe një me penallti.
Lo Celso ishte ai që zhbllokoi rezultatin pas ekzekutimit të një goditje dënimi. Duke qenë se në atë moment Messi nuk ishte në fushën e lojës, i takoi futbollistit të Betisit të merrte përsipër ekzekutimin e saj. Futbollistët jordanezë u mblodhën për të formuar barrierën në distancën e përcaktuar nga arbitri dhe para tyre u vendosën 3 lojtarë argjentinas, me objektiv bllokimin e portierit rival.
Ai që organizoi vendosjen e kësaj barriere të dytë ishte pikërisht porteri Emiliano Martinez i cili nga ana tjetër e fushës u pa të bënte gjeste për të këshilluar shokët e skuadrës se ku duhej të qëndronin për t’i krijuar sa më shumë probleme gardianit jordanez.
Rezultati ishte perfekt, gjuajtja e Lo Celso shkoi te shtylla ku duhej të ishte Yazeed Abu Laila dhe portieri jordanez as nuk lëvizi nga vendi pasi nuk e pa trajektoren e topit. Një strategji kjo, që shumë pak mund ta mendonin se u drejtua nga portieri i kampionëve të botës.
Top Channel