SHBA i refuzon vizën tifozit simbol të RD Kongos, në stadium shfaqet një figurë kartoni me portretin e tij

28/06/2026 17:00

Një histori e pazakontë ka tërhequr vëmendjen gjatë Kupës së Botës, pasi Michel Kika Mboladinga, tifozi më i njohur i Republikës Demokratike të Kongos, nuk arriti të ishte i pranishëm në tribunat e stadiumit për ndeshjen vendimtare ndaj Uzbekistanit, e zhvilluar në Atlanta.

I njohur nga të gjithë me nofkën “Lumumba”, ai nuk mori vizën për të hyrë në Shtetet e Bashkuara, duke humbur mundësinë për të mbështetur nga afër kombëtaren e tij në një nga sfidat më të rëndësishme të turneut.

Megjithatë, mungesa e tij nuk kaloi pa u vënë re. Tifozët kongolezë gjetën një mënyrë origjinale për ta pasur “të pranishëm” në stadium, duke vendosur në tribunë një figurë kartoni me përmasat reale dhe portretin e Lumumbës.

Pamjet u bënë shpejt virale në rrjetet sociale, ndërsa shumë tifozë e konsideruan gjestin si një simbol të mbështetjes së palëkundur për ekipin kombëtar.

Sipas shumë komentuesve, figura prej kartoni duket se solli edhe fat, pasi kombëtarja e Republikës Demokratike të Kongos arriti rezultatin e dëshiruar, duke bërë që “Lumumba”, edhe pse në mënyrë simbolike, të ishte pjesë e festës së tifozëve afrikanë.

Top Channel