Analiza e sfidave të 1/16 të finaleve/Do të ketë tjetër finale Francë-Argjentinë? Misteri CR7, Messi pret Kane ose Vinicius

28/06/2026 14:19

Kolumbi-Portugali nuk ishte sfida më e shumë pritur e grupeve të botëror vetëm për komunitetin kolumbian në Miami. Barazimi 0-0 bëri që skuadra e Roberto Martinez të mbyllë fazën e grupeve në vendin e dytë me Portugalinë që është gati të shndërrohet në minën me sahat e turneut.

Sigurisht që Portugalia mbetet një prej favoriteve por rendimenti i ndeshjeve të fundit dhe skuadrat e tjera që janë rreth e rrotull ia vështirësojnë jo pak gjërat. Në 1/16 e finaleve, Portugalia do të luajë me Kroacinë, finaliste e 2018 dhe e treta në 2022 dhe më pas me gjasa do ta presë Spanja, kampione e Evropës. Dy ndeshje spektakolare për ata që do t’i shijojnë nga divani, më pak për Dalic dhe De La Fuente

Tabela e 1/16 të finaleve parashikon një sfidë luksi në 1/8 e finaleve mes Francës dhe Gjermanisë, ndërsa skuadra që do të fitojë duelin mes Holandës dhe Marokut do të ketë rrugën e hapur drejt çerekfinaleve. Do të jetë thuajse i ekzagjeruar përkufizimi si surprizë Paraguajin dhe Suedinë të kualifikuara si skuadrat e vendit të tretë, e njëjta gjë vlen për Kanadanë, Afrikën e Jugut dhe Bosnjen që i hynë valles thuajse pa ftesë.

Interesante është në fakt skuadra e SHBA e drejtuar nga Pochettino që nëse eliminon Bosnje do të mund të thotë fjalën e saj në 1/8 e finaleve ndaj Belgjikës ose Senegalin, i detyruar të mbajë lart flamurin afrikan së bashku me Bregun e Fildishtë.

Duke e lënë mënjanë për një moment Cristiano Ronaldon, Francë-Spanjë mbetet gjysmëfinalja më e mundshme. Skuadra e tretë favorite për të fituar turneun, Argjentina do të përshkojë një tjetër rrugë që në letër është më pak e komplikuar.

Pa Portugalinë që duhej të ishte në vend të Kolumbisë dhe të luante ndaj Ganës, Messi pritet të kenë thuajse një ‘autostradë’ përpara drejt finales së tij të tretë në karrierë, e dyta radhazi. Ose më mirë të themi deri në gjysmëfinale ku Argjentina e tij mund të ndeshë në rrugën e saj Anglinë ose Brazilin. Skuadra Albiceleste do të përballet fillimisht me debutuesit e Kepit të Gjelbër e më pas me Egjiptin ose Australinë. Më pas do të jetë fituesja nga përballjet Zvicër-Algjeri/Kolumbi-Ganë

Në gjysmëfinale e pret Brazili ose Anglia. Kjo e fundit pas ndeshjes me Republikën Demokratike të Kongos do të ketë si pengesë të radhës Meksikën apo Ekuadorin. Në rast se do të jetë Meksika, vetëm ambiento i faktorit fushë të mundshëm mund t’ia komplikojë rrugëtimin skuadrës së Tuchel.

Nuk e ka shumë të lehtë rrugëtimin e tij Brazili i Ancelotit që fillimisht do të përballet me Japoninë e më pas e pret Bregu i Fildishtë apo Norvegjia me këto dy të fundit që janë në garë edhe për të qenë surpriza e turneut. Por ajo mes Vinicius dhe Harry Kane duket si një përballje e nivelit të Ligës së Kampioneve për një gjysmëfinale të mundshme.

Dhe kështu duke parë drejt finales për momentin duket se një tjetër finale Francë-Argjentinë ka probabilitetin më të madh që të ndodhë. Por nuk përjashtohet që gjatë rrugës të kemi surpriza të jashtëzakonshme nga skuadra si Maroku e Japoni që duan të bëjnë ‘vrasësin e heshtur’ të dy prej superfuqive të futbollit si Holanda dhe Brazilin. Gjermania nuk do të jetë një klient i lehtë për Francën, SHBA mund të rivalizojnë për një kalim në gjysmëfinale, Anglia mund t’i trembet Meksikës në fortesën e saj në Azteca. Por është edhe ai, Cristiano Ronaldo që nuk mundi të drejtojë skuadrën e tij në rrugëtimin më të lehtë në këtë botëror, ka vuajtur teksa shihte sulmuesit rivalë të tij të merrnin kreun e klasifikimit të golashënuesve, por pavarësisht gjithçkaje do të jetë një gabim i madh të shkruash fjalën ‘fund’ në këtë histori pa lejen e tij.

Top Channel