Basha: Ndihme femijeve te policeve te vrare

23/12/2009 19:15

Ministri i Brendshem Lulzim Basha ka deklaruar gjate nje feste me femijet e policeve te rene ne krye te detyres, se eshte nisur drejt qeverise projektligji i ri nga i cili ata do te perfitojne page deri ne moshen 18 vjecare, si dhe burse studimi per ne universitetet e Shqiperise.

Basha tha se sipas ligjit te ri, familjet e policeve te vrare do te marrin edhe pagesen e rritjes ne grade qe do te perfitonte gjate gjithe periudhes se karrieres se tij.

Ministri Basha u shpreh se kjo nisme ligjore nuk eshte dhurate, por nje detyrim ndaj atyre punonjesve te policise qe nuk u ndalen as ndaj rrezikut per jeten dhe e flijuan ate.

Top Channel