Reshjet e shumta te diteve te fundit kane shkaktuar shkeputjen dhe rreshqitjen e nje masivi dheu, duke demtuar ne menyre te pariparueshme dy banesa private.
Ngjarja ka ndodhur mengjesin e djeshem, ne lagjen “Muzakaj” te qytetit te Beratit, kur ne banese kane qene te gjithe pjesetaret e familjeve fatkeqe, por qe fatmiresisht nuk kane shenuar viktima ne njerez.
Banesat e familjeve Shehu e Berberi jane shkaterruar plotesisht, nderkohe qe banoret kane apeluar per ndihme ne bashkine e qytetit.
Banesa njekateshe e shtetasit Gramoz Berberi ka pesuar shembje te plote te murit te prapme dhe krisje te te gjithe mureve te tjere te baneses, duke dale jashte funksionit.
Ndersa banesa dykateshe e shtetasit Myslym Shehu ka pasur shembje te plote te katit te dyte, ku banonte e tere familja e perbere nga 6 persona, si dhe krisje te disa mureve te katit te pare te saj, i cili perdorej si kuzhine dhe magazine.
Banesat jane ngritur dy vjet me pare, duke marre kredi ne banke, te cilen nuk e kane shlyer ende.
Ne vendngjarje kane shkuar drejtues dhe specialiste te bashkise, por edhe prefekti i qarkut, Kostandin Lefta, me anetare te shtabit te emergjencave civile, te cilet kane marre masa per evakuimin e banoreve dhe vleresimin e demeve materiale.
Burime nga prefektura sqaruan per gazeten se per kete ngjarje jane informuar institucionet qendrore te shtetit dhe Instituti Sizmologjik ne Tirane, te cilit i eshte kerkuar ndihme per studimin sizmologjik te zones.
Nderkaq, specialisti i emergjencave civile prane prefektures, Halim Koxhaj, sqaroi per gazeten se ky fenomen ka qene i njohur ne kete zone te banuar te lagjes “Muzakaj”, ku rreth 6 vjet me pare ka ndodhur i njejti fenomen, ku per pasoje nje banese private u shemb plotesisht, ndersa disa dhjetera te tjera u rrezikuan seriozisht.
Sipas tij, zona ku ka ndodhur rreshqitja e tokes eshte populluar pas vitit 1990, ku qytetare te ndryshem kane ndertuar duke mos e njohur zonen dhe jane lejuar te ndertojne nga bashkia e qytetit, ne nje zone te pastudiuar nga ana gjeologjike.
Raste te ngjashme ka pasur ne disa lagje te qytetit te Beratit, per te cilat prej vitesh eshte kerkuar nje studim i plote sizmologjik nga specialiste, por deri me sot nuk eshte marre ndonje hap konkret.
Top Channel