Itali, zgjohet Berlusconi, kerkon gazetat
15/12/2009 08:00
Kryeministri italian, Silvio Berlusconi eshte zgjuar mengjesin e sotem pasi kaloi naten e dyte ne spitalin San Raffaele te Milanos.
Sipas mediave italiane, kreu i qeverise se vendit fqinj hapi syte rreth ores 06:30 dhe ashtu si dje ka kerkuar menjehere te lexoje gazetat.
Burimet nuk bejne te ditur detaje mbi gjendjen e tij shendetesore, por theksojne se ajo eshte e stabilizuar.
Silvio Berlusconi u sulmua diten e diel nga nje person me te meta mendore, gjate nje mitingu ne qytetin verior te Milanos.
Top Channel