" /> ">

Prostitucioni, “shah mat” shqiptareve ne Londer

07/12/2009 22:30

Tre shtetas shqiptare jane fotografuar prej policise britanike ne rrugen me te njohur ne Angli, “Oxford Street” ne momentin qe po kryenin “shit-blerjen” e nje vajze lituaneze e cila shfrytesohej per prostitucion.

Sipas skuadres se anti-prostitucionit ne Londer qe survejonte shqiptaret, bleresi i lituanezes ishte Gazmend Turku, i cili e bleu  ate per 3 mije sterlina.

Scotland Yard thote se Turku ishte pronar i nje shtepie publike ne qender te Londres. Ndersa dy shqiptaret e tjere qe kryen shitjen e vajzes ishin Izet Fejzullahu dhe Agron Demarku, qe te dy pjese e grupit kriminal te njohur si “Vellezerit Demarku”, te denuar me 63 vite burg ne total.

“Vellezerit Demarku” kishin ndertuar nje rrjet prej nente shtepish publike ne zonen Hansloe ne perendim te Londres, nga te cilat ne nje vit sipas policise fitonin 3 milione sterlina.

Per llogari te tyre punonin 22 vajza te trafikuara, mes tyre edhe disa shqiptare. Fotot e operacionit policor jane publikuar per here te pare sot ne gazeten “The Sun”, e cila shkruan se vajza lituaneze supuzohet t’i sillte nje fitim prej 100 mije sterlinash pronarit te saj te ri Gazmend Turku.

Oficere te larte te Scotland Yard i frikesohen shtimit te numrit te vajzave dhe grave te trafikuara ne Britanine e Madhe per qellime prostitucioni me afrimin e lojrave olimpike Londer 2012.

“The Sun” shkruan se policia lejoi publikimin e ketyre fotove per te ilustruar kete tregti makabre ne rruget e Londres.

Ne burgjet britanike aktualisht jane 325 shtetas shqiptare, prej te cileve  52 vuajne 504 vite burg ne total per shfrytezim dhe kontroll prostitucioni.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA