Michelle Hunziker bie nga motori

07/12/2009 15:10

Michelle Hunziker, ylli i programit “Wetten, dass…?” ne televizionin gjerman, ka rene nga motori gjate nje basti, drejtperdrejt gjate shfaqjes televizive.

Italo-zvicerania nuk peson asgje, por ndoshta taka 18 centimetershe e kepuceve te saj ishte vertet e larte.

Ne pjesen e 585-te te spektaklit qe transmetohet ne ZDF nje here ne muaj, nje konkurent vuri bast se arrinte te pergatiste dhe piqte nje pice, ndersa ishte ne motor dhe arrinte ta shperndante ende te nxehte ne studio brenda pese minutash dhe me nje gote vere nga pas.

Ndjekja e bastit po behej pikerisht nga Hunziker edhe kjo duke ecur ne nje motor. Perpara se te hynte ne studio, showgirl rreshket dhe bie ne toke.

Michelle, u ngrit menjehere dhe ka hyre ne skene duke vrapuar. Basti u fitua.

Top Channel