“Meredith”, familja e Knox: Do vijojme luften
05/12/2009 09:35
Te ulur ne nje divan ne nje sallon te vogel te Uest Siatellit, familjaret dhe miqte e Amanda Knox kane pritur ne pranine e gazetareve dhe telekamerave vendimin e gjykates se Peruxhias per vrasjen e Meredith Kercher.
Dhe kur CNN transmetoi vendimin e jurise italiane, pasi ka fshire lotet familja e Amanda Knox, e denuar me 26 vjet burg, eshte betuar se do te vazhdoje te luftoje per te treguar pafajesine e se bijes.
Ne te vertete, vendimi nuk ishte i papritur per familjaret e Amandas, te cilet kishin deklaruar me pare se e kishin humbur besimin tek sistemi gjyqesor italian dhe tek nje vendim i favorshem.
Top Channel