Problemet me financimin e projekteve rrugore nuk kane te sosur. Pas pretendimit te firmave private se qeveria u ka borxh 70 milione euro, tashme eshte Drejtoria e Rrugeve, e cila kerkon te tjera shtesa ne buxhet.
Shkaku eshte rritja e kostos ne disa segmente rrugore qe po ndertohen nga firmat private dhe per pasoje, drejtoria duhet te lidhe kontrata te reja, vlera e te cilave arrin ne 2.3 miliarde leke. Me ane te nje shkrese derguar Ministrise se Financave, Drejtoria e Pergjithshme e Rrugeve kerkon financime shtese per rreth 31 akse, qe jane aktualisht ne proces ndertimi. Gati gjysma e parave do te sherbeje per punet e kryera ne pjesen e mbetur te vitit.
Problematika
Kontratat shtese per projektet ekzistuese nuk bejne gje tjeter vetem demtojne buxhetin e shtetit dhe pasqyrojne dukshem paaftesine e institucioneve shteterore per t’i menaxhuar me mire fondet. Ne rast se mes firmes ndertuese dhe Drejtorise se Rrugeve eshte lidhur nje kontrate me vlere 100 milione leke, per shkaqe te ndryshme, qe lidhen me katastrofat natyrore ose krizash te medha ekonomike, subjekti privat ka te drejte te kerkoje shtese deri ne 20 per qind te vleres se investimit.
Problemi eshte se kete “te drejte” po e shfrytezon pjesa derrmuese e firmave private, te cilat duke rene dakord me Drejtorine e Rrugeve, solli kosto shtese per buxhetin e shtetit. Nuk jane pak, por gati 31 projekte rrugore qe jane rishikuar duke u vleresuar ne shuma te konsiderueshme. Mjafton te permendin rrugen Rreshen-Kalimash, e cila fale disa shtesave ne kontrate, mbart nje kosto mbi 1 miliard dollare, nga 350 qe ishte kur u firmos projekti.
Duke iu rikthyer problemit me firmat e ndertimit qe kane probleme me shtetin sa u takon pagesave, Ministria e Financave sqaron se, shume subjekte kane punuar me ritme me te shpejta, sesa e parashikonte kontrata, duke mbetur keshtu ne pritje te çeljes se fondit.
Projektet
Ministria e Puneve Publike ka ne ngarkim nje sere objektesh te medha rrugore, si pjesa mbetur e Durres-Kukes, Rruga e Arbrit, disa mbikalime te rendesishme, si dhe nje liste te gjate me asfaltime dhe rikonstruksione. Ne totalin e investimeve per rruget, jane parashikuar qe rreth 8.5 miliarde leke te sigurohen nga donatoret, ku rreth 6 miliarde jane kredi me interesa, kurse pjesa tjeter grante. Ne buxhetin 2009, MPPT-ja mori rreth 68 miliarde leke, kurse per vitin qe vjen do te kete ne dispozicion rreth 30 miliarde me pak.
Top Channel