Cirku feston 50-vjetorin e krijimit

02/12/2009 08:00

Pesedhjete vjet me pare, shfaqja “Shkopi magjik” do te shenonte lindjen e cirkut shqiptar.

Ishte nentori i vitit 1959, kur ne skene u ngjiten artistet qe me pas do te benin historine e ketij institucioni artistik si: Ali Duma, Telat Agolli, Skender Plasari, Vitore Rasha, Bajram Kurti, Arjan Miluka, Pineu Shkurti. Me regji te Mihallaq Luarasit, publikut iu ofruan numrat e pare.
Specializimet e metejshme ne Kine mundesuan konsolidimin e kapaciteteve te grupit te akrobateve, duke ofruar rruge te reja ne zhvillimin e cirkut shqiptar. Ne kujtim te ketij pervjetori, cirku, tashme si pjese e Teatrit te Metropolit, do te organizoje disa aktivitete festive.

Nje sesion shkencor kushtuar jo vetem historikut, por edhe ulje-ngritjet neper te cilat ka kaluar kjo gjini e artit, paksa e harruar gjate kohes se tranzicionit, do te mbahet ne datat 10 dhe 11 dhjetor. Kujtim Dumi, Fatos Roshi dhe Pavllo Sallata, ne kumtesat e tyre do te trajtojne ecurine e cirkut ne varesine bashkiake dhe perspektivat e tij, periudhen e tranzicionit dhe pershtatjen me sistemin e ri.

Ky moment i rendesishem i ketij pervjetori jep mundesine e krahasimit edhe me pervojat e artisteve te cirkut jashte vendit. Nje ekspozite fotografike do te sjelle stendat e prezantuara ne arenen e cirkut ne ciklet: “Fillimet e Cirkut”, “Zhvillimi ne gjirin e Estrades”, “Aktiviteti ne Cader ‘76-‘90” dhe “Cirku pas viteve ‘90”.
Duke iu rikthyer premieres se pare, “Shkopi magjik”, shfaqja “Qielli pikon yje” do te jete finalizimi i dy diteve festive. Ne datat 13 dhjetor dhe 26 dhjetor do te jete shfaqja e fundit e cirkut per vitin 2009, “Duke kaluar ylberin”. Ne kete shfaqje do te risillen disa nga numrat me te realizuar dhe me shkalle me te larte rreziku, si numrat “Shkalla ne ekuiliber”, “Vertikale me rreshqitje”, “Bambuja” etj. Kjo shfaqje, pervec artisteve me pervoje si: Fitnete Duro, Kujtim Dumi, Fatos Alla, Sokrat Buzo, Pranvera Sallata, do te prezantoje edhe emrat premtues te cirkut te sotem si: Manushaqe Mullai, Stela Blloshmi, Erando Jucja, Xhejms Kodra, Juxhina Madhi, Rubin Zuna, Klaudia Duro etj. Regjia e shfaqjes do te realizohet nga Kico Londo, si nje nderthurje e tradites, efekteve speciale dhe elementeve te tjere artistike.  

Top Channel