Grate jetojne me shume sesa burrat. Arsyeja nuk duhet kerkuar ne nje stil jete me te shendetshme dhe me pak stresuese, por ne spermen e meshkujve e cila ka efekte te konsiderueshme ne jetegjatesine e gjitareve.
Perfundimin e ka nxjerre nje studim japonez i bere mbi minj, i publikuar ne revisten “Human Reproduction”.
Ekipi i udhehequr nga Universiteti Bujqesor i Tokios ka krijuar ne laborator femra te minjve duke perdorur material gjenetik te dy nenave, pra pa nderhyrjen mashkullore, duke zbuluar se keto “super femra” kane jetuar mesatarisht 186 dite me shume ne krahasim me minjte qe kane lindur ne menyre tradicionale.
Nga studimi ka dale gjithashtu se minjte me dy nena ishin me te vegjel dhe me te lehte nga te tjeret dhe kishin nje sistem imunitar me te mire.
Top Channel