Karaxhic, bojkot edhe seances se neserme
26/10/2009 16:15
Ish-lideri i serbeve te Bosnjes, Radovan Karaxhic do te bojkotoje edhe seancen e neserme te procesit qe po zhvillohet ndaj tij ne gjykaten e Hages.
Lajmin e ka bere te ditur per agjencite e lajmeve avokati i Karaxhic, pas nje takimi te zhvilluar sot me klientin e tij.
Ndaj Karaxhic rendojne 11 akuza, perfshire ato per genocid, krime lufte dhe krime kunder njerezimit, te cilat ai vazhdon t’i mohoje.
Ish-lideri i serbeve te Bosnjes bojkotoi edhe seancen e sotme, vendim te cilin e ka argumentuar me pretendimin se nuk ka pasur kohe per te pergatitur mbrojtjen.
Top Channel