Vaksina kunder gripit, paracetamoli i demshem

16/10/2009 09:20

Femijet e vaksinuar me ilacin kunder virusit A/H1N1 nuk duhet te konsumojne paracetamol.

Kete e ben te ditur nje studim i publikuar ne revisten “The Lancet” qe do dale ne treg diten e neserme. Sipas eksperteve, paracetamoli mund te shkaktoje nje reaksion gripor qe kundervepron ndaj vaksines, duke reduktuar antitrupat mbrojtes te injektuar ne gjak.

Prej disa ditesh vaksina kunder gripit te derrave ka dale ne tregun boteror. Vendi i pare europian qe ka nisur vaksinimin e popullsise eshte Italia, ndersa per vendin tone nuk ka ende asnje date te sakte per mberritjen e kesaj vaksine.    

Top Channel