40 perqind e grave amerikane jane udheheqese ne familjet e tyre, duke punuar gjithe diten ndersa partneret qendrojne ne shtepi per t’u kujdesur per femijet dhe gjerat e tjera te nevojshme.

Kjo eshte e dhena me suprizuese, e dale pas nje sondazhi realizuar nga e perjavshmja “Time”, e cila ne numrin e fundit radiografon revolucionin e seksit te dobet neper vendet e punes, fale edhe mbeshtetjes feministe.

“Nese nje grua, 40 vjet me pare do ta kishte lexuar kete gazete, sigurisht do te kishte kerkuar para nga i shoqi per ta blere ate”, fillon artikulli, duke i rikujtuar me te rinjve se me pare, grate kishin shume pak te drejta dhe autoritet.

“40 vjet me pare djali mund te shkonte ne Universitet, po jo vajza. Nese fitoje me pak se kolegu mashkull, shefi te shpjegonte se kjo gje ishte normale, pasi keto para sherbenin vetem per shpenzime jo te domosdoshme”,shkruhet me tej ne gazete.

Revolucioni ka qene i ngadalte, po radikal. Ne fund te 2009, per here te pare ne historine e Shteteve te Bashkuara te Amerikes, maxhoranca e punonjesve amerikane jane gra.

Sot ne Amerike 57 % e studenteve, 32 % e avokateve, 28 % e mjekeve jane gra, kundrejt 43 %, 3 % dhe 3 % qe ishin ne vitin 1970.

Por emancipimi femeror ka ardhur me nje cmim te kripur. Ne 69 % te shtepive amerikane jane nenat qe kujdesen per femijet. Edhe pse sot burrat i japin me rendesi marteses e dashurise, krahasuar me grate, 57 perqind e tyre vijojne te mendojne se me e mira per familjen eshte qe burri te punoje, ndersa gruaja te kujdeset per punet e shtepise.

Po ashtu 49 perqind e burrave jane xheloze per suksesin e grave.

Top Channel